Trump: Praktikisht nuk ka mbetur më asgjë për t’u goditur në Iran

by engel

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se përplasja ushtarake me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt, duke lënë të kuptohet se operacionet ushtarake kanë arritur pothuajse objektivat e tyre kryesore. Në një intervistë të shkurtër telefonike për median amerikane Axios të mërkurën, ai u shpreh se “praktikisht nuk ka mbetur më asgjë për t’u goditur” në territorin iranian.

Sipas Trumpit, intensiteti i sulmeve ka qenë i tillë sa që infrastruktura dhe objektivat strategjike që konsideroheshin kërcënim janë neutralizuar në masë të madhe. “Pak gjëra këtej e andej… Kurdo që do të dua ta përfundoj, do e bëj”, tha ai gjatë bisedës pesëminutëshe, duke lënë të kuptohet se përfundimi i konfliktit varet nga vendimi i tij politik.

banner

Megjithatë, ndërsa Uashingtoni flet për një fund të afërt të luftës, nga Teherani vijnë paralajmërime që mund të tronditin tregjet ndërkombëtare të energjisë. Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar për një rritje të ndjeshme të çmimit të naftës, nëse tensionet në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen.

Zëdhënësi i komandës së unifikuar Khatam al Anbiya, Ebrahim Zolfaqari, deklaroi se kontrolli i Ngushticës së Hormuzit nga forcat e Gardës Revolucionare mund të ndikojë drejtpërdrejt në furnizimin global me naftë. Ai paralajmëroi se bota duhet të “përgatitet për naftë me 200 dollarë për fuçi”.

Sipas mediave iraniane, Zolfaqari theksoi se çmimi i naftës është i lidhur ngushtë me sigurinë e rajonit, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë destabilizuar situatën në Lindjen e Mesme. Në këtë klimë tensioni, tregjet ndërkombëtare mbeten në pritje të zhvillimeve të radhës, ndërsa çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të ketë pasoja të gjera ekonomike dhe gjeopolitike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy