Valverde pas het-trikut ndaj Cityt: Një nga ndeshjet më të mira

by Nexhat

Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde, e ka cilësuar paraqitjen ndaj Manchester City si një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij, pasi realizoi het-trik në fitoren 3-0 të madrilenëve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Mesfushori uruguaian hapi rezultatin në minutën e 20-të, shënoi golin e dytë shtatë minuta më vonë dhe kompletoi het-trikun në minutën e 42-të, duke i dhënë Realit një avantazh të madh në “Santiago Bernabeu”.

banner

Pas ndeshjes, Valverde theksoi se suksesi erdhi si rezultat i përgatitjes së mirë të skuadrës dhe udhëzimeve të trajnerit Alvaro Arbeloa.

“Arbeloa më kërkon të sulmoj nga linja e dytë. Bashkëlojtarët më dhanë disa topa shumë të mirë. Ne kemi punuar shumë në stërvitje për t’i bërë presion kundërshtarëve që nga rivënia e portierit dhe e shfrytëzuam mirë këtë situatë”, ka thënë Valverde.

Fitorja 3-0 i jep Real Madridit një avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit, ndërsa madrilenët janë shumë pranë sigurimit të një vendi në çerekfinale të Champions League

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy