Ballkani – Drita, ndeshja e sezonit në fundjavë

by Nexhat

Xhiroja e 24-t e Superligës së Kosovës në futboll do ta sjellë ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni.

Ballkani dhe Drita do të përballen mes vete të dielën në atë që mund të jetë edhe ndeshja që mund ta përcaktojë titullin e kampionit, ndonëse ka ende ndeshje për t’u luajtur,

banner

Aktualisht, Drita është tri pikë përpara Ballkanit dhe një fitore eventuale e kampionëve aktualë në Suharekë do t’i afronte ata me titull duke ua siguruar një distancë solide prej 6 pikësh.

Nga ana tjetër, ekipi Portokalli synon t’i mbajë pikët në shtëpi dhe t’i barazojë pikët me Bardhekaltrit.

Nga kjo ndeshje do të mundohet të përfitojë Prishtina, së cilës i nevojitet fitorja ndaj rivales lokale, Prishtina e Re ndërkohë, për t’i dhënë fund serisë prej tri ndeshjesh pa fitore.

Aktualisht, kryeqytetasit i kanë 5 pikë më pak se liderja – Drita.

Në duelet tjera do të takohen Gjilani – Drenica, Malisheva – Ferizaj dhe Dukagjini – Llapi.

Tri ndeshje do të luhen të shtunën e dy të tjera të dielën.

Të gjitha takimet e kësaj xhiroje do të nisin prej orës 13:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy