Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme

by Nexhat

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte ofruar presidentes Vjosa Osmani një rol në qeveri.

Në Debat Plus në TV Dukagjini, Basha tha se Kurti kishte propozuar që Osmani të bëhej zëvendëskryeministre e parë e Kosovës dhe njëkohësisht të merrte drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

banner

“Për shkak të bashkëpunim që e kemi pas me krejt ato mosmarrëveshjet e vogla. Kryeministri i ka thënë presidentes, e gjejmë një figurë konsensuale për ta tejkaluar krizën. Edhe hajde bëhu zëvendëskryeministrja e parë e Kosovës dhe ia ka ofruar ministrinë e Punëve të Jashtme. Presidentja është marrë me politikën e  jashtme. Dhe në politikën e jashtme, që është një prej vërejtjeve që i ka pas.

Por kryeministri e dëshmon të kundërtën, kur i thotë a ka mundësi hajde me mua njeriu i dytë. Dmth është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, ka thënë Basha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy