Opinionisti Dukagjin Gorani është shprehur se partia në pushtet nuk e sheh politikën si një aftësi e arritjes së marrëveshjeve përmes kompromisit.
Ai sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se politika për ta është angazhim ia pakompromis.
“Kreu aktual politik i vendit, e sidomos partia udhëheqëse nuk ka as koncept e as kapacitet për me u marrë vesh. Nuk e shohin politikën, zanatin në të cilin janë, nuk e shohin si një zanat, si një aftësi e arritjes së marrëveshjeve përmes kompromisit. Ato ditë është folur shumë për konsensus, për konsensual, për marrëveshje, nuk është folur për një fjalë, s’është përmendur, më e nevojshmja, kompromisi”, tha ai.
Gorani gjithashtu u shpreh se politika për partinë në pushtet është art i grindavecërisë.
“Partia që është në pushtet, ajo që moti e ka ndërtuar botëkuptimin mbi termin kompromis, si zëvëndësim për fjalën dorëheqje dhe poshtërim, politika për ta është angazhim ia pakompromis, pra është një art i grindavecërisë. Grindavecëria e ngritur në nivel të udhëheqjes shtetërore nuk mund të prodhojë kurrëfar shtegdalje”, tha ai

