Inter Miami CF raportohet se po planifikon të transferoj mesfushorin kreativ të Manchester City, Bernardo Silva, pavarësisht interesimit të disa klubeve të mëdha evropiane.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi amerikan ku aktivizohet edhe Lionel Messi dëshiron të futet seriozisht në garë për firmën e portugezit.
31-vjeçari pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit si lojtar i lirë, duke i dhënë fund një periudhe nëntëvjeçare te kampionët anglezë.
Përveç Inter Miamit, interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe ish-klubi i tij SL Benfica, si dhe Galatasaray dhe Juventus .
Aktualisht, Silva përfiton një pagë neto që varion mes 7 dhe 8 milionë euro në sezon, pa përfshirë bonuset, ndërsa klubet e interesuara po vlerësojnë mundësinë për t’i bërë ofertë mesfushorit portugez

