Kos: “S’ka vend për ‘kalë Troje’ në BE, integrimi kërkon demokraci të forta dhe reforma pa rrugë të shkurtra”

by engel

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimi Evropian duhet të ndërtojnë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, duke paralajmëruar se procesi i integrimit nuk mund të përshpejtohet me “rrugë të shkurtra” në reforma.

Duke folur gjatë një seance plenare në Parlamentin Evropian, Kos theksoi se vendet kandidate duhet të jenë të afta të përballojnë ndikimet e jashtme destabilizuese, veçanërisht ato që vijnë nga Rusia.

banner

“Nuk do të lejojmë asnjë kalë Troje në Bashkimin Evropian. Vendet që mund të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare”, u shpreh Kos.

Ajo nënvizoi se zgjerimi i BE-së duhet të mbështetet në reforma të thella dhe në konsolidimin e institucioneve demokratike, duke shtuar se vendet që synojnë anëtarësimin duhet të tregojnë qëndrueshmëri politike dhe institucionale.

Sipas saj, përparimi në procesin e integrimit rrit besueshmërinë e Bashkimit Evropian dhe të vetë vendeve aspirante, ndërsa theksoi se edhe BE-ja duhet të përmbushë angazhimet e saj ndaj partnerëve që ndjekin rrugën e reformave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy