Te Turqia nuk i frikësohen duelit të mundshëm me Kosovën

by Nexhat

Mbrojtësi i Rizesporit, Samet Akaydin, ka besim se Turqia do të kualifikohet në Kupën e Botës 2026.

Ai ka besim se Turqia është përfaqësuese më e fortë se Rumania, Sllovakia dhe Kosova

banner

Turqia do ta ketë përballë Rumaninë në gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Botëror, kurse Sllovaki – Kosovë është ndeshja tjetër gjysmëfinale.

Ndeshjet luhen më 26 mars, kurse finalja më 31 mars. Vetëm fituesi i plejofit kualifikohet në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada

“Finalja jashtë shtëpisë tonë po afron, me Sllovakinë ose Kosovën. Kam besim në forcën tonë. Kushdo që do të jetë kundërshtari, ne do të shkojmë në Kupën e Botës”, ka thënë Akaydin, raporton mediumi rumun ‘Golazo”.

31-vjeçari me përvojë për Turqinë ka luajtur 17 ndeshje, ndërsa ka edhe një gol të realizuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy