Canaj: Opozita nuk mund t’i besojë Kurtit, zgjedhjet janë të pashmangshme

by Nexhat

Profesori universitar Blerim Canaj në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se hapja e fushatës politike nga kryeministri Albin Kurti lidhet me strategjinë e tij të viktimizimit, për të paraqitur vetën si i pafajshëm dhe për të fajësuar partitë opozitare për organizimin e zgjedhjeve.

Ai shtoi se, edhe nëse Kurti do të bënte premtime, përvoja e mëparshme e opozitës me të e bën të domosdoshme që ata të jenë të guximshëm për t’u futur në lojë politike.

banner

“Mua po më duket se fushata u hap për shkak se të gjithë e dimë se në stilin e politik bërjes së Kurtit është viktimizimi, që pastaj ta paraqes vetën si i viktimizuar, që pastaj t’i fajësojë partitë opozitare për shkuarje në zgjedhje, duke thënë “Këta po na çojn në zgjedhje”.

“Mendoj që po të ulet tani dhe të diskutojë opozita me Kurtin ka mungesë totale të besimit, sepse ai vetëm i ka dy kandidatë dhe nuk ka drejtë që të tërhiqet në kandidatët.

“Në çdo variant jemi në zgjedhje.. edhe sikur t’i bënte Kurti sado premtime opozitës, pas gjithë kësaj përvoje të keqe që e kanë pasur me Kurtin, them të drejtën duhet të jenë të guximshëm për t’u futur në lojë në të”, përfundoi Canaj, / Klankosova.tv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy