Elbasani përgatitet për Ditën e Verës, Policia shpall masat e sigurisë

by Nexhat

Policia e Elbasanit dhe Bashkia e qytetit kanë shpallur një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve festive të “Ditës së Verës”, duke paralajmëruar kufizime të përkohshme të qarkullimit, ndalim parkimi dhe orientim të mjeteve drejt hapësirave të veçanta.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njoftoi se të gjitha strukturat e saj do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë festimeve, me prezencë të shtuar në zonat ku zhvillohen aktivitetet, në akset kryesore rrugore dhe në hyrje/daljet e qytetit.

banner

Sipas policisë, më datat 13 dhe 14 mars 2026 do të ketë kufizime të qarkullimit, ndërsa për 48 orë do të bllokohet segmenti nga “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”. Po ashtu, ndalohet parkimi i mjeteve në qendër të qytetit dhe përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, ndërsa Policia Rrugore do të orientojë trafikun drejt zonave të parkimit të përcaktuara.

Mjetet që vijnë nga lindja do të parkohen te Parku i Mallrave, ato nga jugu te Shkolla e Formimit Profesional dhe varrezat publike, ndërsa mjetet nga perëndimi te Shkolla Profesionale “Sali Ceka”, pranë Doganës dhe stacionit të trenit. Autobusët e linjës Tiranë–Elbasan do të stacionohen pranë Doganës, ndërsa ata të linjës Elbasan–Cërrik tek ish-ofiçina, pranë tregut industrial. Policia kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e udhëzimeve, me qëllim zhvillimin e qetë dhe të sigurt të festimeve.

Nga ana tjetër, Bashkia e Elbasanit ka njoftuar se kufizimet e qarkullimit do të zgjasin nga 12 deri më 15 mars 2026. Më 12 mars, segmenti nga Teatri “Skampa” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit” do të bllokohet për 24 orë.

Më 13 dhe 14 mars, segmenti nga Stadiumi “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit” do të jetë i mbyllur për 48 orë, ndërsa më 15 mars i njëjti segment do të bllokohet për 24 orë.

Bashkia ka përcaktuar gjithashtu hapësira të veçanta parkimi për mjetet që vijnë nga drejtime të ndryshme, duke ndaluar parkimin në qendër dhe përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”. Policia Rrugore dhe ajo bashkiake do të monitorojnë trafikun dhe do të drejtojnë mjetet drejt zonave të parkimit të përcaktuara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy