Porfirije iu shkruan letër Putinit, Trumpit, kreut të Vatikanit e disa të tjerëve, ankohet për dy Ligjet e Kosovës

by Nexhat

Kisha Ortodokse ka njoftuar se patriarku serb Porfirije u ka dërguar sot një letër krerëve të disa shteteve si SHBA’së, Rusisë, Francë, Italisë, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar e kreut të Vatikanit, në të cilën është ankuar për dy Ligjet e reja që Kosova do të implementojë nga data 15 mars, atë për automjetet dhe për të huajt. Porfirije ka bërë thirrje ndaj të njëjtëve që të parandalojnë zbatimin e këtij Ligji.

Sipas Porfirije këto ligj do t’i prekin ata që punojnë në universitetin paralel të Mitrovicës, shkollat e tjera më të ulëta dhe sistemin shëndetësor.

banner

“Zbatimi i këtij ligji do të thoshte që serbët do të humbisnin mundësinë për të marrë arsim dhe trajtim, dhe punonjësit në arsim dhe kujdes shëndetësor do të humbisnin vendet e tyre të punës, gjë që do të çonte në një largim edhe më masiv, nëse jo përfundimtar, të serbëve ortodoksë nga ky vend shekullor i krishterë, ku, deri më sot, ka rreth 1,300 kisha, manastire dhe vende të tjera të shenjta ortodokse të krishtera, të shkatërruara më parë”, thuhet në letër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy