Rast i rëndë në një shkollë në Ferizaj, punëtori teknik 64-vjeçar sulmon seksualisht 10-vjeçaren, arrestohet nga policia  

by Nexhat

Një 64-vjeçar në Ferizaj ka përfunduar në prangat e policisë për shkak të sulmit seksual.

Kështu është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

banner

Në përgjigjen e policisë thuhet se i arrestuar, i cili është punëtor teknik në një shkollë të mesme të ulët, ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, 10-vjeçare.

‘’Arrestohet një person për sulm seksual në Ferizaj

Më datën 11.03.2026 hetuesit rajonal janë njoftuar për një rast sulmi seksual në një shkollë të mesme të ultë në Ferizaj. Viktimë ishte një nxënëse e mitur (10 vjeçe)

Ndërsa i dyshuari një 64 vjeçar punëtor teknik në këtë shkollë, i cili me datën 12.03.2026 është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit për të mitur, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore’’, thuhet në përgjigje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy