KFOR: Takimi Ulutas–Mojsilovic në Beograd pjesë e komunikimeve transparente dhe bashkëpunimit ushtarak

by informim peje

KFOR-i ka bërë të ditur se takimi në Beograd i komandantit të këtij misioni, Ozkan Ulutas, me shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Milan Mojsilovic, është pjesë e komunikimeve të rregullta dhe transparente mes KFOR dhe ushtrisë serbe.

Në postim thuhet edhe se këto komunikime janë thelbësore për të nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të forcuar bashkëpunimin në trajtimin e zhvillimeve të sigurisë dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal, si dhe, po ashtu, janë shkëmbyer pikëpamje “për shumë tema me interes të përbashkët”.

banner

“Gjeneralmajor Ulutaş mirëpriti gjithashtu njoftimin e fundit për një stërvitje të përbashkët NATO-Serbi, e cila do të mbahet në Serbi në muajin maj. KFOR-i nuk do të ketë asnjë rol në të. Kjo stërvitje do të zhvillohet në respekt të plotë të politikës së shpallur të Serbisë për neutralitet ushtarak”, thuhet në njoftim.

Postimi:

Sot (14 mars 2026), Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Milan Mojsilović.

Takimi ishte pjesë e komunikimeve të rregullta dhe transparente ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat janë thelbësore për të nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të forcuar bashkëpunimin në trajtimin e zhvillimeve të sigurisë dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje për shumë tema me interes të përbashkët. Gjeneralmajor Ulutaş e falënderoi Gjeneralin Mojsilović për mikpritjen dhe për diskutimin frytdhënës.

Gjeneralmajor Ulutaş mirëpriti gjithashtu njoftimin e fundit për një stërvitje të përbashkët NATO-Serbi, e cila do të mbahet në Serbi në muajin maj. KFOR-i nuk do të ketë asnjë rol në të. Kjo stërvitje do të zhvillohet në respekt të plotë të politikës së shpallur të Serbisë për neutralitet ushtarak.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy