Kurti nis mbledhjen dyditore të kabinetit qeveritar për zbatimin e zotimeve të fushatës

by engel

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim të përbashkët të kabinetit të tij qeveritar, i cili pritet të zgjasë për dy ditë rresht. Sipas Kurtit, qëllimi kryesor i këtij takimi është shndërrimi i premtimeve të dhëna gjatë fushatës dhe në ekspozenë parlamentare në program konkret qeverisës.

“Në dritë të kësaj, sot kemi filluar një takim të përbashkët të kabinetit tonë qeveritar, i cili do të vazhdojë për dy ditë rresht, me qëllim që zotimet e fushatës para qytetarëve dhe ekspozenë e prezantuar para deputetëve t’i shndërrojmë në program qeverisës. Zotime që kthehen në program dhe program që përkthehet në plane me projekte, qëllime me objektiva, strategji me operacione, masa me punë të përditshme që do të realizohen përgjatë këtij mandati,” ka shkruar Kurti.

banner

Ky takim synon përcaktimin e planeve konkrete dhe objektivave strategjike për realizimin e politikave të qeverisë gjatë këtij mandati, duke përfshirë masa operative dhe projekte prioritare për sektorët kyç të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy