Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës pritet mot kryesisht stabil, me temperatura pranverore.
Të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Postimi i IHMK-së:
Parashikimi i motit për vikend (14 & 15 mars 2026)
E shtune- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara .
Temperaturat minimale -1 deri 1 C
Temperaturat maksimale 15-18C
Era veriperendimi, shpejtësia 1-3m/s.
E diele- Mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale -1deri 1 gradë Celsius
Temperaturat maksimale 15-18 gradë Celsius.
Era, nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare


