Ballkani e fiton thellë derbin ndaj Dritës, merr kryesimin

by Nexhat

Ballkani e ka fituar derbin e madh të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Dritës.

Skuadra nga Suhareka triumfoi në shtëpi me rezultat bindës 3:0 ndaj kampiones në fuqi, duke u rikthyer kështu në vendin e parë në tabelë,

banner

Bleart Tolaj kaloi vendasit në epërsi që në minutën e tretë të ndeshjes me një gol spektakolar.

Arbër Potoku e dyfishoi rezultatin në minutën e 35-të, ndërsa për epilogun përfundimtar të këtij takimi u përkujdes Almir Kryeziu me golin e shënuar në minutën e 79-të.

Me këtë fitore, Ballkani merr primatin në tabelë me 42 pikë, aq sa ka edhe Drita, e cila tani renditet në vendin e dytë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy