Diplomati Sylë Ukshini në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova është shprehur se çështja e integrimit do të jetë sfidë dhe jo shumë premtuese.
Sipas tij, mënyra se si po ndërtohet aktualisht dialogu nuk jep shumë shpresë për një përmbyllje të shpejtë të procesit.
“Unë mendoj që çështja e integrimit do të jetë një sfidë dhe nuk do të jetë shumë premtuese, sepse ideja e krejt kësaj mënyre si po dizajnohet dhe si po bëhet dialogu, unë mendoj që është për ta zgjatur këtë përkohshmëri dhe jo për ta përmbyllur procesin dhe Serbisë nuk i nxitohet”, deklaroi Ukshini
“Në anën tjetër zhurma e madhe që bën Beogradi për viktimizimin është një traditë historike që e bën në shumë plane, në planin e brenshëm, në planin e jashtëm dhe nëse e sheh për 100 vjet është e njëjta gjë dhe parë nga kjo prespektivë unë jam skeptik sepse njerëzit një ditë zgjohen, thonë që s’ka më struktura, ditën tjetër zgjohemi dhe shohim se ato qenkan shumë aktive”, tha ai./Klankosova.tv

