Haradinaj përkujton heroin, Yll Morina, në përvjetorin e rënies

by Nexhat

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Yll Morina në përvjetorin e rënies.

Haradinaj e ka quajtur heroin Morina ndër luftëtarët më të zotë të vendit.

banner

“Ndër luftëtarët më të zotë, Yll Morina ishte rreshtuar në UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut. I pavdekshëm në kujtimin e brezave. Krenari e Gjakovës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Yll Morina ishte dekoruar me urdhrin Hero i Kosovës në vitin 2017 gjatë ditëve të Epopesë në mesin e shumë personaliteteve të tjera si propozim nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy