Lara Colturi është renditur e 8-ta në slalom në Ore të Suedisë me kohën e përgjithshme 1:45:44.
Në lëshimin e parë, skiatorja kuqezi arriti kohën 51.26 duke u pozicionuar në vendin e 6-të, ndërkohë që në lëshimin e dytë koha ishte 54.18, në vendin e 22-të.
Gara në Ore u fitua nga Mikaela Shiffrin, suksesi i saj i 109-të në Kupën e Botës, i 72-ti vetëm në slalom dhe një fitore e tetë në slalom brenda një sezoni, duke barazuar rekordin.
Shiffrin triumfoi me 94 të qindtat e sekondës ndaj gjermanes Emma Aicher, duke kombinuar kohët nga dy lëshimet në Ore, Suedi, vendi ku ajo fitoi për herë të parë në Kupën e Botës në dhjetor 2012.
Në vendin e tretë të podiumit u rendit Wendy Holdener

