Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave,parakusht për zhvillim të qëndrueshëm

by Nexhat

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, thotë se fuqizimi ekonomik i grave nuk është vetëm çështje përfaqësimi, por sipas saj, parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe një ekonomi më të fortë për vendin.

Ajo ka thënë se mbetet e përkushtuar që fryma e barazisë nga përqindja në borde të përkthehet në politika dhe mundësi reale për gratë pronare të bizneseve dhe kontribuuese në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

banner

Kusari-Lila tha se, barazia nuk ndodh vetvetiu, sipas saj, ajo kërkon vendime, guxim dhe këmbëngulje, derisa ka kujtuar kohën kur si deputete 8 vjet më parë kishte propozuar amendamentin në Ligjin për Shoqëritë Tregtare që garanton përfshirjen e grave në bordet e shoqërive aksionare me kuotë 40%, dhe pas dy viteve me kuotë 50%

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy