Murtezaj: Vuçiqi e merr aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci si motivacion për gjoja kërcënim

by Nexhat

Profesori Valon Murtezaj tha se aleanca Shqipëri-Kosovë-Kroaci nuk përbën fare kërcënim për rajonin dhe nuk duhet përdoret si motivacion apo pretekst nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ai [Vuçiqi] e merr një lloj motivaconi gjoja se aleanca Shqipëri-Kosovë-Kroaci përbën kërcënim. Një gjë e tillë absolutisht nuk është e vërtetë dhe nuk ka bazë reale që Serbia të armatoset me kapacitete të tilla ushtarake”, ka thënë Murtezaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

banner

Murtezaj megjithatë e konsideron këtë retorikë si pjesë të politikës së kamotshme serbe.

“Nëse këto deklarata që vijnë nga presidenti Vuçiq mund të tingëllojnë shpeshherë, sado që nuk do të duhej të jenë  të reja për ne që i njohim rrethanat në Ballkan, protagonistët e politikës serbe për fat të keq në 30 vjetët e fundit apo më herët jam të shquar për këto gjëra”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy