Ndanë informacione ushtarake me Izraelin, arrestohen 20 persona në Iran

by Nexhat

Autoritetet iraniane njoftuan arrestimin e 20 personave në qytetin Urmi, të akuzuar për dërgimin e lokacioneve ushtarake, policore dhe të sigurisë në Izrael.

Agjencia e Lajmeve Tasnim, e lidhur me Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik, raporton se disa rrjete mercenarësh të dyshuara për lidhje me agjentët izraelitë janë goditur. Arrestimet u kryen pas një urdhri gjyqësor, sipas deklaratës së prokurorit qendror të Azerbajxhanit Perëndimor.

banner

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi identitetin e të arrestuarve ose mbi hetimet e mëtejshme, por njoftimi vjen në një kohë kur tensionet midis Iranit dhe Izraelit mbeten të larta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy