Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka lansuar sot aplikacionin për deklarimin e adresës për shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës.
Ky aplikacion do të mund të shkarkohet në të dy sistemet për telefona mobil, Android dhe iOS (iPhone). Po ashtu, mundësia e deklarimit të adresës do të bëhet edhe përmes ueb-it në kuadër të Policisë së Kosovës, thuhet në njoftim.
“Ky aplikacion është shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u përdorur, në të cilin janë të parapara rubrikat e domosdoshme që qytetarët e huaj duhet t’i plotësojnë për kohën sa qëndrojnë në vendin tonë. Deklarimi i adresës i qytetarëve të huaj brenda tre (3) ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës është obligim ligjor”, vijon njoftimi.
Në vijim keni linkun/barcodin: iOS: https://apps.apple.com/app/id6759111987, Android:
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.foreignerregistration dhe Web:

