Bie çmimi i arit mes tensioneve gjeopolitike dhe rritjes së çmimit të naftës

by engel

Çmimi i arit ka shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare gjatë ditës së hënë, i ndikuar nga shqetësimet për rritjen e kostove të energjisë dhe mundësinë e politikave më të ashpra monetare nga bankat qendrore kryesore.

Sipas të dhënave të tregut, ari ka pësuar një ulje prej 0.7 për qind, duke rënë në rreth 4,983.17 dollarë për ons (rreth 28 gram). Analistët e lidhin këtë rënie me pritjet se rritja e çmimeve të energjisë mund të shtojë presionin inflacionist në ekonominë globale.

banner

Një nga faktorët kryesorë që po ndikon në tregjet financiare është rritja e çmimit të naftës. Çmimi i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi, duke shënuar një rritje prej më shumë se 40 për qind gjatë këtij muaji, niveli më i lartë që nga viti 2022.

Kjo rritje lidhet kryesisht me tensionet në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të përplasjeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit nga njëra anë dhe Irani nga ana tjetër. Si pasojë e situatës së tensionuar, Teherani ka ndërprerë dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e energjisë në botë.

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje aleatëve që të kontribuojnë në sigurimin e kësaj rruge strategjike detare, ndërsa forcat iraniane vazhdojnë aktivitetet ushtarake në zonë.

Përplasjet mes palëve tashmë kanë hyrë në javën e tretë, duke rritur pasigurinë në tregjet globale dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e energjisë dhe metaleve të çmuara. Në këtë kontekst, investitorët po monitorojnë me kujdes zhvillimet gjeopolitike dhe qëndrimet e bankave qendrore, përfshirë Rezerva Federale e SHBA-së, për hapat e ardhshëm në politikën monetare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy