Gërvalla: Abdixhiku ia ka fshehur të vërtetën Vjosa Osmanit, 7 deputetët e Guxo s’kanë pasur dilemë për t’ia dhënë votën

by Nexhat

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se “e vërteta është që nuk ka pasur vota për presidenten Osmani në Kuvend…”, u shpreh ajo në RTK, transmeton Gazeta Express.

Ajo hodhi dyshime edhe në votat e LDK-së që Osmani tha se kishte biseduar me kryetarin Abdixhiku.

banner

“Unë kam shumë arsye të besoj që znj.Presidente madje edhe vetë beson në atë se çka kanë mundur t’i thonë përfaqësuesit e LDK-së në bisedë direkte me të. Nuk dyshoj që Lumir Abdixhiku, i cili të vertetën ia fsheh publikut, mund t’ia ketë fshehur edhe presidentes Osmani nëse ka biseduar direkt me të…E vërteta është që nuk ka pasur vota të mjaftueshme”, tha ajo.

“E vërteta tjetër është që natyrisht 7 deputetët e partisë Guxo nuk kanë pasur asnjë dilemë për t’ia dhënë votat presidentes Osmani”, tha Gërvalla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy