Guardiola beson te përmbysja ndaj Realit: Duhet të japim gjithçka

by Nexhat

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se skuadra e tij duhet të japë maksimumin për të tentuar përmbysjen ndaj Real Madrid në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.

City u mposht 3-0 në ndeshjen e parë në Madrid, ku mesfushori uruguaian Federico Valverde realizoi një tregolësh që i dha avantazh të madh skuadrës madrilene para sfidës së kthimit në “Etihad”.

banner

Guardiola e pranoi se përmbysja do të jetë shumë e vështirë, por theksoi se skuadra e tij duhet të luftojë deri në fund.

“Rezultati është i vështirë. Nuk e di sa ndeshje të Champions League ka luajtur Real Madridi pa u përmbysur nga 3-0, por ne duhet të provojmë. Është çështje respekti për njerëzit, për tifozët dhe për punën tonë”, u shpreh Guardiola.

Tekniku spanjoll pranoi gjithashtu se forma e fundit e ekipit nuk ka qenë më e mira. Në katër ndeshjet e zhvilluara gjatë marsit, City ka arritur vetëm një fitore, duke regjistruar edhe dy barazime dhe një humbje.

Në kampionat, skuadra e Guardiolës ndodhet në ndjekje të Arsenal, me nëntë pikë më pak se lideri, edhe pse ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Megjithatë, Guardiola mbetet optimist për të ardhmen e ekipit.

“Më pëlqen skuadra ime. Deri në fund do të vazhdojmë të luftojmë dhe sezonin e ardhshëm do të rikthehemi më të fortë”, theksoi trajneri spanjoll

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy