Kryediplomati shqiptar flet në telefon me homologun maqedonas: Të zbatohet përdorimi i shqipes në institucionet shtetërore

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha pati një telefonatë me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Timco Mucunski.

Me të, Hoxha foli edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe specifikisht zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

banner

“Riafirmuam gjithashtu rëndësinë e madhe të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gurthemel i bashkëjetesës ndëretnike dhe stabilitetit institucional në vend. Në këtë drejtim, nënvizova rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e #Gjuhëve, duke përfshirë përdorimin e #gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, përmes zgjidhjeve që respektojnë parimet kushtetuese dhe pasqyrojnë karakterin shumëetnik të vendit”, ka shkruar Hoxha në një postim në X.

Telefonata u konsiderua “e dobishme dhe produktive”.

Me Mucunskin, Hoxha tha se riafirmuan “marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

“Për ne, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i #NATO-s dhe një partner i ngushtë rajonal”, thuhet ndër tjerash në postimin e Hoxhës.

Kryediplomati shqiptar tha ndër tjerash se ranë dakord se “ntegrimi evropian i dy vendeve tona – dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor – është me rëndësi strategjike dhe përfaqëson investimin më të mirë në stabilitet dhe siguri, si për rajonin tonë, ashtu edhe për Bashkimin Evropian”.

“Së fundmi, ramë dakord për rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit për zbatimin e #KorridoritVIII, një projekt kyç për lidhshmërinë dhe zhvillimin rajonal”, shkroi Hoxha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy