“Kryengritje e fuqishme më 22 mars”, Berisha thirrje qytetarëve: T’u japë përgjigjen e merituar akteve anti-ligjore të Ramës

by Nexhat

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë sërish thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në protestën e 22 marsit. Ai tha se do të jetë një kryengritje paqësore. Berisha mes të tjerash tha se PD nuk do të heqë dot nga procesi i Primareve.

“Kryengritje e fuqishme më 22 mars që duhet t’u japë përgjigjen e merituar akteve anti ligjore të Ramës që përpiqet të mbrojë me çdo kusht veten dhe sojin e tij. Dua të përgëzoj të gjithë kryetarët e ri të zgjedhur në degët e PD nga Shkodra në Vlorë, Berat, Sarandë, Himarë dhe qytete të tjera. Procesi zgjedhor është zhvilluar në Primare. Kjo tregon që nuk duhet te heqim dorë nga Primaret e të mos zëvendësojmë me asgjë vullnetin për vendimmarrje të anëtarëve tanë.”, tha ai.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy