Përplasja e VV-së me Osmanin, pse po heshtë Guxo? Paçarizi: S’kanë çka me thanë…

by Nexhat

Përplasja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, sipas opinionistit Rrahman Paçarizi, nuk ka nisur së fundmi, por që në fillim të mandatit të Osmanit si presidente.

Sipas Paçarizit, marrëdhëniet mes Kurtit dhe Osmanit filluan të përkeqësohen në momentin kur Osmani u bë presidente. Ai thotë se kjo përçarje u reflektua edhe në raportet mes presidentes dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla.

banner

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se që nga fillimi këto dy figura kanë pasur marrëdhënie shumë të këqija, deri në atë pikë sa që nuk kanë komunikuar mes vete.

“Nuk ka nis shumë vonë përplasja e Kurtit me Osmanin, por ka nisur në fillim të mandatit të saj, pra Osmani ka qenë e domosdoshme për Kurtin, për ta vazhduar narracionin e 2019-ës bashkë me LDK-në që e ka pasë, me të cilën Kurti është rritur shumë, aty e ka përjetuar rritjen e jashtëzakonshme dhe ka dashur ta vazhdojë atë narracion. Momentin që Osmani është bërë presidente, ata janë prish, dhe kjo shihet te prishja e raporteve ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës. Aty është çamja. Prej fillimit këto dyja kanë pasur raporte tepër të këqija, saqë as nuk kanë folur mes vete. Donika Gërvalla dhe Faton Peci, ata dy janë ata të cilët e kanë mirëmbajtur këtë situatë, ata janë rreshtuar kah VV-ja, kanë hequr dorë nga LDK-ja”, tha Paçarizi.

Ndër të tjera, opinionisti foli edhe për anëtarët e partisë Guxo, për të cilët tha se i mirëkupton pasi sipas tij, nuk kanë pasur çfarë të thonë pas zhvillimeve të fundit.

“I mirëkuptoj, e para çka kanë me thënë të ngratit. Çka me thanë, më mirë mos fol kur nuk ke çka të thuash, dhe kush do u siguronte ato pozita pos Kurtit? Asnjë pozitë nuk e kanë pasur as në parti, çka do thonë ata? Prandaj i mirëkuptoj”, deklaroi opinionisti në Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy