Superliga vazhdon të martën e të mërkurën, zbulohen çiftet e javës së 25-të

by Nexhat

Superliga e futbollit do të vazhdojë në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të.

Të martën dhe të mërkurën do të luhen pesë ndeshjet e kësaj xhirojë.

banner

Dy liderët, Ballkani dhe Drita do të mundohen t’i fitojnë duelet përkatëse për ta ruajtur primatin dhe rivalitetin,

Therandasit do të përballen me Prishtinën e Re në udhëtim, kurse gjilanasit do ta presin Dukagjinin.

Ndërkohë, Prishtina do ta kërkojë këndelljen në Ferizaj, ndonëse e pret një punë mjaft e vështirë pasi vendësit kanë shumë nevojë për pikë.

Llapi po ashtu do të tentojë ta vazhdojë serinë e mirë në duel me Gjilanin në shtëpi, kurse Drenica do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi në ballafaqim me Malishevën, për t’i ikur sadopak fundit të tabelës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy