Ballkani përforcohet në mesfushë, firmos me Anel Sabanadzovic

by Nexhat

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit defensiv Anel Sabanadzovic, duke e cilësuar atë si një përforcim të rëndësishëm për vazhdimin e sezonit.

“Skuadra jonë ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit defensiv Anel Sabanadzovic, i cili i bashkohet skuadrës si përforcim i rëndësishëm për vazhdimin e sezonit. Boshnjaku 26-vjeçar vjen me përvojë ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Željezničar dhe AEK Athens, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Omonia 29 në kampionatin qipriot. Sabanadzović luan në pozitën e mesfushorit defensiv dhe është produkt i akademisë së Željezničar, ndërsa ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e Bosnjë dhe Hercegovinës”, ka shkruar klubi suharekas. “Me këtë transferim, Ballkani shton konkurrencën në mesfushë dhe fiton një lojtar me përvojë në nivele të ndryshme evropiane, që pritet të japë kontribut të menjëhershëm në objektivat e klubit”. 

banner

Aktualisht Ballkani kryeson tabelën e Superligës së Kosovës me dyzet e dy pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy