Konfirmohet vdekja e Ali Larijanit pas sulmit izraelit

by Nexhat

Media shtetërore iraniane ka konfirmuar vdekjen e Ali Larijani, një figurë kyçe në strukturat e sigurisë së Iranit, duke përforcuar njoftimet e mëhershme nga Izraeli.

Sipas burimeve izraelite, një sulm ajror gjatë natës kishte në shënjestër vendndodhjen ku besohej se ndodhej drejtuesi i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, shkruan BBC,

banner

Autoritetet iraniane tani kanë konfirmuar se Larijani ka humbur jetën si pasojë e këtij operacioni.

Më herët, Irani kishte pranuar gjithashtu vdekjen e Gholamreza Soleimani, kreut të milicisë Basij, një forcë paramilitare e rëndësishme brenda vendit.

Ngjarja shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, duke rritur shqetësimet për stabilitetin në rajon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy