Kryediplomati Glauk Konjufca është takuar me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.
Siç bën të ditur zyra për media e Konjufcës, në takim, ambasadori Kraevski e uroi atë për mandatin e ri dhe u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë.
“U theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme. Ambasadori Kraevski e ftoi zyrtarisht Zëvendëskryeministrin Konjufca për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili do të mbahet në Sofje në Qershor 2026. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Republikën e Bullgarisë”, thuhet në njoftim,

