Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me mungesën e aplikimit të Shqipërisë për fondet e programit IPARD 3 të Bashkimit Evropian.
I ftuar në emisionin Studio24 në News24, Panariti iu referua një deklarate të fundit nga Komisioni Evropian, sipas së cilës Ministria e Bujqësisë ende nuk ka paraqitur aplikim për fondet IPARD 3.
Sipas tij, arsyeja lidhet me kushtet strikte që kërkon aplikimi. “Do të thotë të paraqesësh një dosje të plotë garancish që fondet nuk do të abuzohen, që procedurat do të ndiqen sipas kritereve dhe se do të ketë reflektim për abuzimet e mëparshme”, u shpreh Panariti. Ai theksoi se kjo përfshin edhe rikthimin e fondeve të mëparshme të keqpërdorura.

