U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

by informim peje

Një alpinist 46-vjeçar ka humbur jetën ndërsa është pickuar nga bleta ndërsa po bënte alpinizmë. Mediat helene raportojnë se 46-vjeçari Damianos Nakos ndërsa po ngjitej në zonën e Karathona të Nafplio-s, u pickua nga një bletë, e cila i shkaktoi një reaksion të rëndë alergjik.

Ngjarja ndodhi në Nafplio të Greqisë. Pavarësisht transferimit të menjëhershëm në spital nga miqtë e tij që ishin me të, mjekët nuk mundën ta shpëtonin, pasi ai pësoi një atak kardiak.

banner

Siç u bë e ditur, 46-vjeçari, i cili ishte baba i një vajze, ia kishte kushtuar jetën natyrës dhe shërbimit.

“Si prodhues dhe udhërrëfyes malor, ai themeloi Grupin e Alpinizmit Natyralist të Argolidës. Ai ishte gjithashtu një anëtar aktiv dhe udhëheqës i Ekipit të Shpëtimit të Ermionidës, ndërsa shërbeu si president për dy vjet i Korporatës së Përfitimit Publik për Sportin dhe Mjedisin e Bashkisë së Ermionidës”, informojnë mediat greke.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy