Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen tragjike të tre qytetarëve kosovarë në vendin e punës në Vienë.
Gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ambasadori Schnetzer ndau dhimbjen dhe shqetësimin për këtë ngjarje të rëndë, duke solidarizuar me familjet e viktimave dhe institucionet e Kosovës.
Sipas njoftimit për media, në takim u diskutua gjithashtu për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar mes dy vendeve.
Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës ndër vite.

