Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, e ftuar në Pressing në T7, tha se “partitë opozitare duhet të reflektojnë”, ndërsa i replikoi Blerim Latifi duke i thënë se “ju duhet të reflektoni”.
Deputetja në Pressing në T7 tha:
“Presidentja i ka lutë partitë politikë të rikthehen në Kuvend ta mbajnë edhe një seancë të paktën t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetin..Kësaj radhe është veprim i ngutshëm i presidentes s’është i bazuar në atë se çfarë thuhet në Kushtetutë dhe në anën tjetër është marrë një vendim që s’përkon me detyrën e presidentes…Shpresojmë të kenë reflektu partitë opozitare t’i rikthehemi dhe njëherë kësaj çështe..”, tha deputetja.
Më pas Latifi replikoi: “Duhet me reflektu edhe ju jo vetëm partitë opozitare, posaçërisht ju duhet me reflektu sepse ju jeni partia në pushtet dhe e keni përgjegjësinë kryesore”.
Sipas tij, “konsensusi nënkupton me relfketu të gjithë jo vetëm njëra palë”.

