Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar në Komisionin Qendror Zgjedhor nga radhët e kësaj partie.
Këtë e ka konfirmuar vetë Qalaj.
“Po jam propozuar”, ka thënë shkurt Qalaj.
Përveç Qalajt, edhe emri i Ilir Gashit është dërguar në presidencë për anëtar të PDK-së në KQZ.
Sipas raportimeve, LDK e ka propozuar Sami Hamtin, kurse AAK Muharrem Nitajn.
Lëvizja Vetëvendosje besohet se do të vazhdoj me Alban Krasniqin dhe do të propozoj dy emra tjerë të rinj./

