Sorensen i tregon zyrtarit të OKB’së për marrëveshjen që u shpall të shtunën në Prishtinë: Fryma konstruktive dhe pragmatike e mundësoi

by Nexhat

Emisari i BE’së për Dialogun, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasur me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix. Sorensen e ka njoftuar atë me marrëveshjen e fundit të arritur me Qeverinë Kurti sa i përket zbatimit të Ligjit për të Huajt. 

Diplomati danez ka thënë se marrëveshja me Kurtin u bë e mundur falë frymës konstruktive dhe pragmatike. 

banner

Sorensen gjithashtu ka treguar se kanë folur për nevojën e avancimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

“Pata një bisedë të mirë mbi zhvillimet e fundit në Dialog , frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Pres me padurim më shumë diskutime në UN javën e ardhshme.”, ka shkruar Sorensen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy