Tragjedia në Vjenë: Gjithçka që dihet për aksidentin që u mori jetën kosovarëve

by informim peje

Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi ka ndodhur dje rreth orës 14:15 në distriktin Alsergrund në Vjenë, Austri, ku shembja e një skelë ndërtimi rezultoi fatale për katër punëtorë. Sipas informacioneve fillestare, gjatë punimeve të betonit një pjesë e konstruksionit u rrëzua, duke zënë nën rrënoja pesë punëtorë.

Shërbimet emergjente arritën të shpëtojnë një person, i cili u dërgua në spital me lëndime, ndërsa katër të tjerë u nxorën pa shenja jete. Nga viktimat, tre janë shqiptarë: Pajtim Bajrami (1990), Asllan Musliu (1977) dhe Istref Zekaj që akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërsa viktima e katërt është nga Bosnja. Fillimisht u raportua se katër prej të bllokuarve ishin nga Kosova, por deri tani janë konfirmuar zyrtarisht dy shtetas të Kosovës nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

banner

Ambasada ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake për zbardhjen e plotë të rastit dhe mbështetjen e familjarëve. Ndërkohë, autoritetet në Austri kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, të cilat ende mbeten të paqarta.

Ndërkohë, një punëtor rreth 45 vjeç është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas një operacioni të vështirë shpëtimi. Ai ishte i bllokuar nën strukturat e shembura dhe ka pësuar lëndime të rënda. I njëjti është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe po trajtohet nga ekipet mjekësore.

Punëtori i cili u dërgua menjëherë në spital ka lëndime në kokë, shtyllën kurrizore dhe në krah, dhe është vendosur në dhomën intensive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy