Tragjedia në Vjenë, urdhërohet të bëhen autopsitë, Sindikata atje kërkon sqarim të plotë: Të gjithë mbajnë përgjegjësi

by Nexhat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Vjenë, ku tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi. Viktimat që humbën jetë në kryeqytetin e Austrisë janë  Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj.

Lidhur me këtë rast po ‘’rritet presioni ndaj përgjegjësve. Kështu raporton gazeta austriake Kronen Zeitung.

banner

Aty thuhet se sindikata e ndërtimit dhe drurit po kërkon një sqarim të plotë të shkaqeve, ku fjalët e kryetarit federal të sindikatës, Josef Muchitsch, ishin veçanërisht të forta, .

“Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe kolegët në kantier”, duke shtuar: “Nga porositësi te kontraktorët e deri te personat që punojnë në kantier, të gjithë mbajnë përgjegjësi. Bëhet fjalë për jetë njerëzish. Duhet bërë gjithçka që çdo punëtor ndërtimi të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë në mbrëmje.”

Na raportimi bëhet e ditur edhe se, janë urdhëruar autopsitë dhe se, siç ka njoftuar policia e Vjenës të mërkurën, hetimet po vazhdojnë ende.

Në proces është përfshirë edhe inspektorati i punës. Pas ekzaminimit të trupave, është dorëzuar një raport fillestar në prokurori, ndërsa autopsitë pritet të jenë urdhëruar tashmë. Tani po shqyrtohet nëse ka elemente të përgjegjësisë penale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy