Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

by Nexhat

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me rëndësi për bashkëpunimin institucional dhe komunitar në këtë pjesë të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se ka takuar përfaqësuesit e Lista Serbe, si dhe një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

banner

Hargreaves i përgëzoi ata për siç thotë ai rolin konstruktiv në arritjen e marrëveshjes së fundit lidhur me Ligjin për të Huajt, duke i inkurajuar të vazhdojnë angazhimin për t’u mundësuar qytetarëve qasje në të drejtat e tyre.

Po ashtu, Ambasadori britanik theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit për zbatimin efektiv të politikave që prekin jetën e përditshme të qytetarëve, duke nënvizuar nevojën për përfshirje dhe përgjegjësi institucionale.

“Sot në Mitrovicën e Veriut pata një shkëmbim konstruktiv mendimesh me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe një takim të vlefshëm me Kryetarin e Bashkisë së Mitrovicës së Veriut. I përgëzova për rolin e tyre konstruktiv në marrëveshjen e fundit për Ligjin për të Huajt dhe i inkurajova në angazhimin e tyre për të ndihmuar qytetarët të përfitojnë nga të drejtat e tyre. Isha ​​gjithashtu mirënjohës për mundësinë për të vizituar Kishën e Shën Dimitrit, ku biseduam me Atin Gjorgje dhe fituam një pasqyrë më të thellë të perspektivave të komunitetit lokal”, ka shkruar ai në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy