Gjatë një vizite në Norvegji, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shmangu të komentonte paralajmërimin e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, për rishqyrtimin e rolit të SHBA-së në Aleancë.
Trump kishte kritikuar aleatët për refuzimin e mbështetjes ushtarake në Iran dhe i quajti disa prej tyre “shumë budallenj”.
Rutte tha se aleatët po punojnë së bashku për të gjetur mënyrën më të mirë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, duke u fokusuar në bashkëpunimin dhe jo në konfrontim.
Ai theksoi se procesi është kolektiv dhe se çdo vend po kontribuon për zgjidhjen e situatës, pa dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë për ndonjë operacion ushtarak jashtë mandatit të NATO-s.
Ky qëndrim tregon një qasje të matur dhe diplomatikë nga Rutte, duke shmangur përplasjen me SHBA-në, por duke mos u angazhuar për luftë, ndërsa disa aleatë evropianë, si Spanja, nuk mbështetën më herët idenë e një konflikti të drejtuar nga Trump.

