Foda: Gjasat janë 50-50 ndaj Sllovakisë, mbështetja e tifozëve na jep energji të jashtëzakonshme

by Nexhat

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur me optimizëm para përballjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë duke theksuar se ekipi i tij është i gatshëm për sfidën.

Në një prononcim për Kronen Zeitung, tekniku gjerman u shpreh se balanca mes dy skuadrave është e barabartë.

banner

Kemi shumë besim. Do të thosha gjasat janë 50 me 50”, deklaroi Foda, duke lënë të kuptohet se pret një ndeshje të luftuar deri në fund.

Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve kosovarë, të cilët vazhdojnë ta ndjekin ekipin kombëtar kudo që luan.

Është e jashtëzakonshme sa shumë tifozë udhëtojnë me ne. Ndihemi si në shtëpi kudo. Në Suedi gjysma e stadiumit ishte me kosovarë. Kjo i jep ekipit energji të madhe”, shtoi ai.

Përkrahja e madhe nga tribuna pritet të jetë një faktor shtesë motivimi për Kosovën, e cila synon një paraqitje pozitive në këtë duel të rëndësishëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy