Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Botërorin 2027.
Të enjten mbrëma në Tuzla, skuadra kosovare ka pësuar humbje 34:21 nga Bosnjë-Hercegovina.
Kosova e ka nisur ndeshjen ngadalë, por më pas ka arritur të luajë lojë të barabartë gjatë pjesës së parë.
Fillimi i pjesës së dytë ka qenë i qëndrueshëm, por më pas ka ndodhur një rënie e madhe në performancë, të cilën vendasit e kanë shfrytëzuar për të krijuar epërsi bindëse deri në fund.
Një ndikim të madh e ka pasur edhe paraqitja shumë e mirë e portierit vendas.
Te Kosova, Drenit Tahirukaj ka qenë më efikasi me gjashtë gola, ndërsa Bujar Ramosaj dhe Shaban Zogaj kanë shënuar nga tri gola secili.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, prej orës 17:00

