Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në një intervistë në Debat Plus ka thënë se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë më të sigurta.
“Sovraniteti dhe integriteti i vendit asnjëherë nuk kanë qenë më të plotë, më të pacenueshëm në secilin cep të Republikës së Kosovës”.
Ajo ka thënë se këtë e mbështet në disa fakte.
“Së pari, qytetarët – Ligji për të Huajt ka më shumë se një dekadë që është në fuqi dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk është zbatuar thuajse për askënd, ndërkohë që tashmë do të respektohet në plotësi për të gjithë”.
“E dyta, të shohësh deklarata të tilla nga eksponentë të PDK-së (të cilët kanë kritikuar VV-në) është vërtet për keqardhje”, ka thënë ndër të tjera ajo.

