PRIZREN/ 82 vjeçari goditet nga vetura

by Nexhat

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:31 në afërsi të hyrjes së spitalit atje.

banner

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai deklaroi se Sh.R aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot, më datën 19.03.2026, rreth orës 13:31, është raportuar një aksident trafiku në rrugën afër hyrjes së spitalit në Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë. Si pasojë, këmbësori Sh. R., mashkull rreth 82-vjeçar, ka pësuar lëndime trupore, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e rrethanave të aksidentit”, tha Bytyqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy