Spitali i Pejës apel qytetarëve: Kujdes me ushqimin gjatë festës së Bajramit

by engel

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë apel për kujdes të shtuar në ushqyerje gjatë festës së Bajramit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së balancës ushqimore në këtë periudhë festive.

Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, ky institucion ka rikujtuar se festat karakterizohen nga tryeza të pasura me ushqime, por konsumimi i tepërt mund të ketë ndikim negativ në shëndet.

banner

Në mesazhin e tyre, qytetarëve u bëhet thirrje që të shijojnë ushqimin me masë dhe të ruajnë zakonet e shëndetshme të të ushqyerit. Sipas spitalit, mirëqenia shëndetësore lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e jetesës dhe kujdesin e përditshëm.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se ndërgjegjësimi gjatë festave është thelbësor për të shmangur problemet shëndetësore që mund të vijnë si pasojë e teprimit me ushqim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy