Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi.
Sipas raportimeve nga BBC, dy liderët kanë nisur takimin zyrtar, gjatë të cilit pritet të diskutojnë një sërë çështjesh të rëndësishme ndërkombëtare.
Në qendër të bisedimeve është situata në Lindjen e Mesme, ku tensionet dhe zhvillimet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu, takimi pritet të përfshijë edhe çështje që lidhen me bashkëpunimin dypalësh mes SHBA-së dhe Japonisë.
Vizita e kryeministres japoneze në Uashington konsiderohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

