VIDEO/ Zbulohet magazina me rreth 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin, në pronen e drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

by engel

Një operacion i policisë ka çuar në zbulimin e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike në fshatin Kurtaj të Peqinit. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur të kultivuara në bodrumin e një magazine.

Burime nga policia bëjnë me dije se prona ku u zbulua lënda narkotike i përket Bilal Hasës, i cili mban detyrën e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, ai është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

banner

Në pamjet video të siguruara nga aksioni, shihet momenti kur efektivët e policisë mësyjnë në ambientet e magazinës, duke evidentuar hapësirën e përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Linku i videos: https://youtu.be/v5QxSSPE8cs?si=QuGAF1HuO3Num33y

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy